Arbëri

Shqipëria sot zyrtarisht merr Kryesinë e OSBE-së, Rama në Bratisllavë

Descriptive Text

Tiranë, 6 dhjetor -Shqipëria merr sot zyrtarisht Kryesinë e OSBE-së në Ministerialin e OSBE-së, në Bratislavë

Pak përpara fjalës së marrjes së kryesisë së OSBE për vitin 2020 Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Bratislavë ka publikuar një video ku tregon momente pune përpara Ministrerialit.

Rama deklaron se është “nder dhe përgjegjësi e madhe drejtimi i kësaj organizate ndërkombëtare të dorës së parë, si edhe mundësi e jashtëzakonshme për ta bërë Shqipërisë të shkëlqejë në krye të punëve të mëdha e të sfidave të posaçme të OSBE”.

Rama thekson se gjatë fjalës së tij është e rëndësishme që në hyrje të flasë për tërmetin e 26 nëntorit që goditi Shqipërinë.

Gjithashtu Rama shton se, i duhet vënë theksi bashkëjetesës fetare në Shqipëri dhe mikpritjes si dy prej vlerave më të mëdha të Shqipërisë. Gjithashtu Kryeministri shtoi se si element të mikpritjes është pritja që populli shqiptar bëri për hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore apo dhe pritjen e popullit të Kosovës në vitin 1999.

Sa i përket vlerës së barazisë gjinore, kryeministri Rama evidentoi faktin që Shqipëria është në 5 vendet e para në botë për numrin e grave në kabinetin qeveritar/ATSH.