Ambasadorja kosovare Haxhitasim i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Italisë

Ambasadorja kosovare Haxhitasim i dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Italisë

06 December 2019 10:51

Ambasadorja Lendita Haxhitasim ka dorëzuar Letrat Kredenciale te Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, duke u akredituar si Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Kosovës në Itali.

Ceremonia, e cila u zhvillua në pallatin presidencial “Quirinale”, u shoqërua nga audienca me Presidentin Mattarella, i cili pasi i uroi mirëserardhjen ambasadores Haxhitasim, shprehu konsideratën e tij të lartë për marrëdhëniet e mira dypalëshe mes dy vendeve.

MPJ në Kosovë, përmes një njoftimi për media thotë se Ambasadorja Haxhitasim, duke përcjellë përshëndetjet e Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe popullit të Kosovës, falënderoi Presidentin Mattarella për kontributin e pakursyer dhe gjithëpërfshirës që Italia i ka ofruar vendit gjatë gjithë këtyre viteve.

“Zhvillimi dhe thellimi i mëtejshëm i marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe, duke u fokusuar veçanërisht tek ato tregtare dhe kulturore, do të jetë prioritet i lartë gjatë misionit tim”, tha ajo.

Në një njoftim për media nga MPJ në Kosovë, thuhet se Presidenti italian Matarella i uroi suksese Ambasadores kosovare Haxhitasim, si dhe rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Italisë në rrugën e integrimit euoro-atlantik të Republikës së Kosovës.

Haxhitasim, zë vendin e ish-ambasadores në Itali, Alma Lama, e cila u shkarkua me dekret të presidentit Hashim Thaçi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme