Arbëri

QKUK: Rast i rrallë, i shpëtohet jeta 39 vjeçares që pas shtatzënisë pësoi çarje aorte

Foto: QKUK
 

Një pacientes me iniciale H.B, e moshës 39 vjeçare, i është shpëtuar jeta nga kardiokirurgët në QKUK, e cila pas lindjes kishte pësuar çarje- diseksion akut të aortës me prezencë të flapit intimal, duke filluar nga valvula aortale, me përfshirje edhe të aortës abdominale, duke shkaktuar edhe diseksion të arteries së djathtë të zemrës, respektivisht infarkt akut të murit të poshtëm të zemrës, pamjaftueshmëri të valvulës aortale. Ndryshimet tjera ishin vërtetuar edhe me CT.

Siç njofton QKUK përmes një kumtese, pacientja ishte transferuar nga Emergjenca e Ferizajt në QKUK, me dhimbje të forta në gjoks dhe me shenja në EKG të infarktit akut, të murit të poshtëm të zemrës dhe me nivel të lartë të troponinës.