Arbëri

IKSHPK: Prishtina, Prizreni e Podujeva me numrin më të madh të të prekurve nga gripi sezonal

Foto: Ilustrim
 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përmes një komunikate bën të ditur se gjatë tërë vitit bën mbikëqyrjen permanente të influencës sezonale me intensifikim të aktiviteteve gjatë sezonës përkatëse tetor-maj.

Sipas IKSHPK-së, prej 01 tetor deri më 04 dhjetor 2019 në këtë institut janë raportuar gjithsej 9545 raste të dyshimta në grip, 1504 raste infeksione respiratore akute dhe 9 raste me infeksion të rëndë respirator akut (SARI), transmeton Koha.net. Këto rastet raportohen nga të gjitha komunat e Republikës së Kosovës me përjashtim të atyre me popullatë serbe.