Arbëri

Prokuroria “do të faktojë” se 12 të akuzuarit e rastit “Veteranët e rrejshëm” keqpërdorën detyrën zyrtare

 

Prokuroria Speciale e Kosovës konsideron se Agim Çeku dhe 11 të akuzuarit e tjerë, ish-anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohje të Statusit të Veteranit të UÇK-së, kanë qenë vazhdimisht në dijeni se numri i veteranëve po rritej vazhdimit e kështu po dëmtohej me miliona euro buxheti i shtetit.

Këto deklarime janë bërë në fjalën hyrëse të Prokurorisë, në seancën e shqyrtimit kryesor, pasi Gjykata Themelore e ajo e Apelit, e kanë konfirmuar aktakuzën në këtë rast, raporton KTV.