Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ia ka kushtuar foshnjeve të lindura pas tërmetit, njëra në Kosovë e tjetra në Shqipëri.
Rama i ka quajtur ato “bebe të tërmetit”, duke i uruar për një jetë të gjatë e të lumtur, si dhe ka vazhduar duke kënduar këngën “Xhamadani vija-vija është Kosova është Shqipëria, rreh si zemër çiftelia o sa e madhe është Shqipëria”, transmeton Koha.net.
Postimi i plot i tij:
“KA NJE KOHË PËR TË VDEKUR DHE KA NJË KOHË PËR TË LINDUR
Dy bebe tërmeti lindin në Kosovë dhe Shqipëri si kokrra e mollësEdhe 100 dhe shëndet e lumturi bashkë me prindërit e me gjyshërit e me kë t’u dojë zemra e vogël, që u bëftë sa më e madhe
Xhamadani vija-vija është Kosova është Shqipëria/Rreh si zemër çiftelia sa e madhe është Shqipëria
#BrothersSisters”
