Arbëri

Sot hapet panairi njëditor “Ekologji(k)a kosovare”

Sot hapet panairi njëditor “Ekologji(k)a kosovare”

Koalicioni i OJQ-ve “Pro Open” sot hap në Prishtinë panairin njëditor “Ekologji(k)a kosovare”.

Në kuadër të këtij panairi do të prezantohet një ekspozitë me një numër fotografish dhe disa filma të shkurtër dokumentar që e pasqyrojnë degradimin e mjedisit në vitet e fundit, si ndotja e ajrit, dëmtimi i pyjeve, lumenjve, gjendjen e deponive të mbeturinave, dëmet nga gurthyesit, ndërtimet e hidrocentraleve etj.