Arbëri

Vëllai i Ivanoviqit: Na interesojnë dëshmitë konkrete dhe prapavija politike

Vëllai i Ivanoviqit: Na interesojnë dëshmitë konkrete dhe prapavija politike

“Shpresoj që procesi gjyqësor që pason pas ngritjes së aktakuzave në Kosovë do të na çojë tek autorët ndërsa më vonë edhe tek urdhërdhënësit e vrasjes së Olliver Ivanoviqit”, ka thënë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe, Alleksandar Ivanoviq, vëllai i përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës, duke iu referuar informacioneve se autoritetet e Kosovës kanë ngritur aktakuzë ndaj gjashtë personave në rastin e Olliver Ivanoviqit.

“Është mirë që procedurat kanë lëvizur nga pika e vdekur, sepse gjatë procedurave gjyqësore do të kemi rastin të shohim se me çfarë provash akuzon prokurori. Pastaj, nga terreni politik dhe i deklaratave politike do të kalojmë në terrenin e paraqitjes së provave në gjykatë. Sigurisht se e vërteta për vrasjen e Ivanoviqit do të dihet vetëm atëherë kur të zhvillohet një proces i paanshëm gjyqësor”, thotë më tej Alleksandar Ivanoviqi, transmeton Koha.net.