Arbëri

Lista Serbe: Aktakuzat për vrasjen e Ivanoviqit po bëhen për të larguar vëmendjen nga Specialja

Lista Serbe: Aktakuzat për vrasjen e Ivanoviqit po bëhen për të larguar vëmendjen nga Specialja

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuza në lidhje me rastin e vrasjes së politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq, të cilat aktakuza, sipas Listës Serbe, janë bërë “pa asnjë dëshmi dhe me qëllimin që të largohet vëmendja në Prishtinë nga puna e Gjykatës Speciale për krimet e pjesëtarëve të UÇK-së”.

Sipas kësaj partie serbe, “të gjithë e kanë më se të qartë se me këtë akt të turpshëm dhe të pabazuar është drejtuar shigjeta kah veriu i Kosovës dhe Metohisë, me qëllim të kriminalizimit të serbëve dhe serbeve krenare të cilët nuk janë të gatshëm t’u dorëzohen dhe nënshtrohen politikanëve shqiptarë në Prishtinë”.