Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka njoftuar se Kosova ka dërguar sot trupa shtesë të FSK-së në Shqipëri.
“Gjendja ne Durrës dhe Thumanë të Shqipërisë pas tërmeteve vazhdon të jetë e rëndë. E përcolla më vëmendje mbledhjen e Qeverisë së Shqipërisë dhe konstatimin e gjendjes nga kryeministri Rama. Tani shtrohet nevoja urgjente për sanimin e pasojave që të mos rrezikohet asnjë jetë e njerëzve”, shkruan Thaçi.
Ai ka shtuar se “pas bisedës telefonike me kryeministrin Rama, nga sot Kosova dërgon trupa shtesë të Forcës së Sigurisë, të specializuara për sanimin e pasojave dhe konstatimin dhe evidentimin e saktë të shkallës së dëmtimit të ndërtesave në zonat e goditura nga tërmeti”.
“Kthimi i njerëzve nëpër shtëpi duhet të bëhet në mënyrë të organizuar vetëm pas konstatimit real që shtëpitë dhe banesat të jenë të sigurta dhe të mos ndodhin fatkeqësi të tjera”, përfundon ai.
Kujtojmë se deri tash janë raportuar zyrtarisht 40 të vdekur.
-
Në Shqipëri nisen edhe 60 operatorë të njësive speciale të Policisë së Kosovës
-
Thaçi tash niset për në Shqipëri
-
Tërmeti në Shqipëri / Qeveria e Kosovës ndan 500 mijë euro, FSK-ja e nis një tog prej 40 ushtarësh
-
Përveç FSK-së, në Shqipëri Kosova dërgoi edhe policë – të gatshëm edhe zjarrfikësit
-
Kosova mobilizohet për ta ndihmuar Shqipërinë