Arbëri

Vazhdon mbledhja e ndihmave në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet

Vazhdon mbledhja e ndihmave në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet

Mbledhja e ndihmave po vazhdon edhe në këto orët e vona për të prekurit nga tërmeti që ka goditur Shqipërinë, në të cilin deri tani kanë gjetur vdekjen 30 persona dhe mbi 600 të tjerë janë lënduar.

Ndihmat po vazhdojnë të mblidhen në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, të cilat pastaj po dërgohen në zonat e prekura nga tërmeti në Shqipëri, siç janë Durrësi dhe Thumani.