Arbëri

Abbott: Sa më shpejt të mblidhet Kuvendi për të formuar qeverinë e re

Foto: Driton Paçarada / Koha
 

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka bërë sot certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.

E ndaj kësaj ka reaguar ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, i cili ka kërkuar që Kuvendi i ri të mblidhet shpejt në mënyrë që edhe Qeveria e re e Kosovës të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur, raporton Koha.net.