Arbëri

Haradinaj: Ndihmat dedikuar të prekurve nga tërmeti në Shqipëri të dorëzohen në kazermën e FSK-së në Prizren

Haradinaj: Ndihmat dedikuar të prekurve nga tërmeti në Shqipëri të dorëzohen në kazermën e FSK-së në Prizren

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, derisa po qëndronte në Gllogjan në kuadër të aktiviteteve për datën 28 nëntor, the se këto ditë, dje dhe sot, kosovarët janë bashkë me bashkëkombësit në Shqipëri, të prekur nga tërmeti, janë me familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre, numri i të cilëve vazhdon të rritet fatkeqësisht, dhe njëkohësisht me të lënduarit, dhe të gjithë ata që kanë mbetur pa strehë.

“Kosova dje ka qenë shumë mirë e organizuar dhe që nga orët e para të mëngjesit të gjitha procedurat e parapara në bazë të Kushtetutës tonë, të ligjeve në fuqi për të vepruar dhe dërguar ushtrinë, policinë, mekanizmat tjerë, janë kryer në kohë rekord dhe në mënyrën më të organizuar të mundshme. Kosova si shtet i ka dalë në ndihmë bashkëkombësve të vet, bashkëqytetarëve tanë, shtetit dhe institucioneve të Shqipërisë. Njëkohësisht shumë qytetarë nga të gjitha trojet etnike në Ballkan, por edhe nga diaspora janë mobilizuar për ndihmë”, tha Haradinaj.