Kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve të Kosovës arrijnë në Shqipëri

Kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve të Kosovës arrijnë në Shqipëri

26 November 2019 14:58

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, ka autorizuar kompanitë e angazhuara për mirëmbajtje të rrugëve, të udhëtojnë drejt Shqipërisë, që me punëtorët e tyre dhe mjetet e punës, t’i dalin në ndihmë ekipeve të kërkim shpëtimit.

Siç raporton MI, tashmë kanë arritur në Shqipëri 6 kompani të organizuara dhe të udhëhequra nga zyrtarët e ministrisë.

“Ky veprim është bërë në dakordim me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe bazuar në legjislacionin e Kosovës në fuqi, pas iniciativës së kryeministrit Ramush Haradinaj që të ndihmohet Shqipëria me të gjitha kapacitetet. MIT vazhdon të jetë e gatshme për koordinim të vazhdueshëm dhe efikas për të ndihmuar këtë situatë shqetësuese”, thuhet në njoftim.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme