Arbëri

Sipas ASK-së, eksporti ka rënë për 15.6% ndërsa importi është rritur për 2.0%

Sipas ASK-së, eksporti ka rënë për 15.6% ndërsa importi është rritur për 2.0%

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin tetor, ku thuhet se eksporti i mallrave kishte vlerën 32.3 milionë euro, ndërsa, importi 315.1 milionë euro, që është një rënie prej -15.6% për eksport, kurse një rritje prej 2.0% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018.

Sipas ASK-së, të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 4.5% në muajin tetor 2019, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2018, gjegjësisht në vlerë prej 282.7 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 270.5 milionë eurosh në vitin 2018. Eksporti mbulon importin me 10.3%.