Arbëri

Ish-deputetët e PDK-së për mëditje e hotele këtë vit shpenzuan mbi 39 mijë euro

 

Mbi 39 mijë euro kanë shpenzuar ish-deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, nga shkurti deri në gusht të këtij viti për vizitat zyrtare në vende të ndryshme.

Në bazë të të dhënave të siguruara pas kërkesës për qasje në dokumente publike, 39 mijë e 227 euro e 71 cent është bilanci i shpenzimeve të 17 deputetëve të PDK-së, për mëditje, akomodim në hotel, dreka e darka, raporton KTV.