Arbëri

Fluidi paralajmëron padi ndaj kompanisë sllovake që keqpërdori “Jaffa Champion”

Fluidi paralajmëron padi ndaj kompanisë sllovake që keqpërdori “Jaffa Champion”
Artikull i Sponsorizuar

Përmes një komunikate për media kompania “Fluidi” njofton publikun se gjatë ditëve të fundit ka ndodhur një keqpërdorim i ambalazhit të produktit Jaffa Champion në paketim dy litërsh të cilin e prodhon kompania në fjalë.

“Fluidi” thotë se kompania sllovake “Promax Stav” nga Republika e Sllovakisë, përkatësisht nga qyteti i Bratisllavës ka blerë produkte dy litërshe Jaffa Champion në Republikën e Maqedonisë me ç’rast të njëjtat më pastaj i zbrazur po në këtë shtet duke i mbushur me produkte të duhanit dhe rëre (duke i dhënë peshën e njëjtë që kanë pasur lëngjet në fillim) me qëllim të kontrabandimit të produkteve të duhanit në shtetet e Evropës.