Arbëri

Berisha: Taksa ka ulur për 99 për qind importin nga Serbia dhe Bosnja

 

Vetëm gjashtë milionë euro është vlera e produkteve nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina që janë importuar në Kosovë për një vit, që kur Qeveria e Kosovës vendosi taksë 100 për qind për produktet e këtyre dy shteteve. Kështu thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, drejtori i përgjithshëm i Doganës se Kosovës, Bahri Berisha. Ai ndërkaq ka treguar se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar importi nga këto dy shtete ka qenë 520 milionë euro.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Berisha, po mbushen një vit nga vendimi për taksën 100 për qind, të cilën Qeveria e Kosovës u ka vënë të gjitha importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Cilat janë efektet kryesore të kësaj takse, nga pikëpamja e juaj si drejtor i Doganës?