Arbëri

119 gjoba për ndotësit e mjedisit gjatë muajve shtator – tetor

 

“Let’s Do It” ka vazhduar monitorimin e zbatimit të Udhëzimit Administrativ për ‘Gjoba Mandatore’ nga inspektorët komunalë mjedisorë, qendror dhe shqiptimin e gjobave për ndotësit.

Përmes një njoftimi për media, thotë se bazuar në të dhënat e monitorimit rezulton se gjatë muajit shtator dhe tetor janë shqiptuar gjithsej 119 gjoba mandatore sipas këtij Udhëzimi.