Arbëri

Analistët thonë se deputetët që nuk u rizgjodhën u ndëshkuan nga qytetarët

Foto: Alban Bujari/ Koha Ditore
 

Zgjedhjet e 6 tetorit kanë lënë jashtë Kuvendit disa deputetë që kanë përfaqësuar partitë politike në dy ose më shumë legjislatura, duke përfshirë edhe figura qendrore të këtyre subjekteve politike.

Lëvizja Vetëvendosje nga rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit doli partia fituese, por disa nga figurat qendrore të kësaj partie e që e kanë përfaqësuar në disa legjislatura kanë mbetur jashtë Kuvendit.