Arbëri

MASHT-i licencon për herë të parë edhe mësimdhënësit e shkollave private

MASHT-i licencon për herë të parë edhe mësimdhënësit e shkollave private

Mbi 90 për qind e mësimdhënësve të sistemit parauniversitar publik në Kosovë, që kanë aplikuar për licencim në Ministrinë e Arsimit, tashmë kanë përfunduar këtë proces.

Drejtori i Drejtorisë për Arsimin Parauniversitar në këtë Ministri, Alush Istogu, bëri të ditur për Radio Kosovën se në bazë të udhëzimit administrativ, tashmë do të aplikojnë për licencim edhe mësimdhënësit e arsimit privat. Ai tha se të gjithë mësimdhënësit në publik e privat duhet të licencohen.