Arbëri

Dogana ndryshon UA-në, Sindikata thotë se kjo po bëhet për të graduar njerëz të caktuar

Rreth 3 javë më parë, Dogana e Kosovës ka hapur disa konkurse të brendshme që synim kishin plotësimin e dhjetëra pozitave menaxheriale brenda këtij institucioni.

Por, ky konkurs është kundërshtuar nga Sindikata e Doganave, duke e cilësuar atë joligjor dhe jokushtetues, pasi i njëjti bazohet në një Udhëzim Administrativ të miratuar vetëm 15 ditë para se të shpallej konkursi, raporton KTV.