Arbëri

Universiteti i Prishtinës promovon 14 doktorë shkence të rinj

Në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, sot, është mbajtur ceremonia e gradimit të 14 kandidatëve për doktorë të shkencave.

Sipas njoftimit nga UP-ja, kandidatët e shpallur doktorë të shkencave janë nga: Fakulteti Filozofik, Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore, Fakulteti i Filologjisë, Fakulteti Juridik, Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti i Mjekësisë.

Rektori i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", Marjan Dema, gjatë kësaj ceremonie, i uroi doktorantët e rinj, me ç ‘rast theksoi se puna me përkushtim e kandidatëve ka bërë që ata të jenë këtu ku janë sot, duke i bërë krenarë jo vetëm familjarët por edhe universitetin.

Kandidatët e shpallur doktorantë janë:

1. Dëfrim Gashi

2. Skënder Zhitia

3. Mustafë Haziri

4. Valbonë Mehmeti

5. Nesade Muja Bajraktari

6. Adil Olluri

7. Gëzim Qerimi

8. Rexhep Suma

9. Murtez Zekolli

10. Vjosa Fejza

11. Vlora Prenaj

12. Sinan Rusinovci

13. Zana Vela Gaxha dhe

14. Valbon Ajazaj