Arbëri

Minishengeni Ballkanik ka mbështetjen amerikane, thotë Palmer

Minishengeni Ballkanik ka mbështetjen amerikane, thotë Palmer

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë të angazhuar në perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor.

“Ky ka qenë themeli për angazhimin amerikan në rajon për më shumë se 20 vite. Kjo nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë. Kjo është edhe arsyeja pse pamundësia e Këshillit Europian për të gjetur konsensus dhe të fillojë bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ishte kaq zhgënjyese”, tha Palmer nga Davosi, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror.