Arbëri

Haradinaj: Vendimet e mia do t’ia lehtësojnë Kurtit punën, dyshoj në politikat e tij të majta

Me shumë gjasë për herë të fundit, Ramush Haradinaj ka marrë rrugën për t’u ulur në krye të sallës së mbledhjeve të qeverisë, por paraprakisht, për dore u ka folur gazetarëve që këtë herë kishin zënë vendet e ministrave.

Para tyre ka lexuar një përmbledhje të punëve që qeveria në largim e udhëhequr prej tij, ka bërë në gati 2 vjet sa qëndroi në pushtet, raporton KTV.