Gjykata e Strasburgut u ka dhënë të drejtë të gjithë qytetarëve të Kosovës që t’i tërheqin mjetet e kursyera në bankat e Serbisë, përfshirë edhe ato të kohës së ish-Jugosllavisë, të cilat janë depozituar kryesisht gjatë viteve ‘80 dhe ‘90. Mirëpo, për shkak të mosangazhimit institucional të Kosovës, ato mjete rrezikojnë të humbasin.
Qe dy muaj, Ministra e Punës dhe Mirëqenies Sociale, si dhe Ministria e Drejtësisë, nuk i kanë kthyer një përgjigje Institucionit të Avokatit të Popullit, i cili ka propozuar që të themelohet një zyrë ku qytetarët do të mund t’i dorëzonin dëshmitë që kanë për kursimet e tyre, e të cilat pastaj do të mund të dorëzoheshin në Beograd nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse për Kosovën, shkruan Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAfati që ka dhënë Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës, i cili është përgjegjës për mbikëqyrjen e zbatimit të vendimeve të Gjykatës së Strasburgut, për zbatim të këtij vendimi, sipas Avokatit të Popullit, Hilmi Jashari, është 23 dhjetori i këtij viti.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Drejtësisë, që nga e premtja e javës së kaluar nuk i kanë kthyer përgjigje gazetës lidhur me këtë çështje. Dy institucione të tjera, angazhimin e të cilave e ka kërkuar Avokati, janë edhe Ministria e Financave dhe Banka Qendrore e Kosovës. E para ka thënë të mos i jetë përgjigjur, ndërkohë e dyta ka thënë se e ka ngritur këtë çështje duke i dërguar një letër Bankës Qendrore të Serbisë, në të cilën kërkohen shpjegime se në çfarë mënyre mund të kthehen ato mjete tek qytetarët e Kosovës. BQK-ja nuk ka marrë një përgjigje ende nga autoritetet e Serbisë. Nga Ministria e Financave, gazetës i kanë thënë se kjo çështje bie në fushëveprimin e Ministrisë së Punës dhe se ata janë të gatshme për të ofruar asistencë në këtë proces... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)