Arbëri

IKD: Me ritmin aktual Gjykatave u duhen 122 vjet për t’i zgjidhur të gjitha lëndët civile

Përkundër rritjes së numrit të gjyqtarëve ndër vite, numri i lëndëve të pazgjidhura e të bartura nga viti në vit, vazhdon të jetë i madh.

Madje, Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka bërë të ditur se sistemit gjyqësor do t’i duhet më shumë se një shekull që të përfundojë të gjitha lëndët e pazgjidhura civile.

Gëzim Shala, nga ky institut, më tutje ka shtuar se gjyqtarët nuk kanë plotësuar normën e përcaktuar nga Këshilli Gjyqësor, lidhur me trajtimin e lëndëve civile.

Në anën tjetër, Shqiponjë Gashi, hulumtuese në IKD, ka thënë se zvarritja e lëndëve cenon të drejtat dhe liritë e qytetarëve, raporton KTV.

Lidhur me këtë çështje, Gashi ka renditur disa rekomandime drejtuar Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Të gjitha këto u bënë të ditura në publikimin e raportit “Drejtësia civile në Kosovë, Ligji vs Praktika”.