Arbëri

EULEX: Të drejtat e komunitetit LGBTI janë të drejta të njeriut

 

Misioni EULEX në Kosovë i është bashkuar përpjekjeve në mbarë botën për shënimin e Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë.

Në shenjë mbështetje për trajtimin e barabartë, tolerancën dhe respektimin e diversitetit të komunitetit LGBTI në Kosovë, Misioni do ta ngritë flamurin e ylbertë.