Arbëri

Çun Lajçi, i dëshpëruar me vendimin e Haradinajt për koalicion me PDK-në

Artisti i njohur shqiptar, Çun Lajçi, njihet si një kritik i ashpër i përkrahësve të versionit aktual të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Për këtë, ai kishte publikuar në faqen e tij në Facebook shumë postime kundër kryeministrit në shkuarje, Isa Mustafa e tërë koalicionit LDK-PDK. Madje, ai kishte dalë haptazi në përkrahje të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, për qëndrimin e tij rreth demarkacionit, raporton Koha.net.

Por tani, Lajçi, me të marrë vesh se partia e Haradinajt, në bashkëpunim me Nismën, kanë nënshkruar marrëveshje koalicioni parazgjedhor me PDK-në e Kadri Veselit, ka kritikuar rëndë Haradinajn.

Lajçi është shprehur shumë i dëshpëruara nga ky koalicion duke thënë: “Ç’krijesë lakmiqare qenka ky soj shqiptari”.

Ky është postimi i tij i plotë:

Unë artisti s’ta kam pas borxh dëshpërimin

Komandant i Dukagjinit!

Të erdha n’Strasbourg me nji strajcë poezi lum miku, dhe plot me mall t’i lexova e pastaj gojarisht ta thash:

“kthehu me pisha të dhezuna në brina dhishë, me kunorë therrash rreth qafe, dhe ik prej luleve të mbushura grejza”por nuk e paske pas kuptue!

Tani Çakorrit e Kullës qysh tash po ua baj gjamën.

Unë vertetë s’e kuptuekam politikën, por as Ty lum miku.

Ç’krijesë lakmiqare qenka ky soj shqiptari.

A kështu paskan qenë edhe t’parët?

Sa dëshpërim në kët mengjes Maji të vitit marroç 2017!!!