Arbëri

Gashi: U deshën tri vjet që vrasësit të binden se e kanë vrarë Astrit Deharin

Avokati i familjes Dehari në rastin e vdekjes së dyshimtë të Astrit Deharin në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, Tomë Gashi, ka ripërsëritur bindjen e tij se në rastin Dehari bëhet fjalë për vrasje.

Madje ka thënë se e ka përsëritur këtë që nga dita e vdekjes së Deharit, se bëhet fjalë për vrasje. Por Gashi ka thënë se është dashur që të kalojnë 3 vjet që vrasësit të binden se e kanë vrarë atë.

“Që nga dita e vrasjes, më 05 nëntor 2016 e kam thënë me mijëra herë se trupi i Astrit Deharit e vërteton vrasjen. Janë mbi 460.000 faqe që e kanë publikuar këtë. Dhe janë më shumë se 50 milionë persona që e kanë lexuar këtë se Astrit Dehari është vrarë”, ka thënë ai në një prononcim në profilin e tij në Facebook.

“Por u deshtë me prit 3 vjet që edhe vrasësit të binden ‘se e kanë vra Astritin’”, duke publikuar edhe një deklaratë të tij të hershme ku kishte deklaruar se Dehari është vrarë.