Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gashi thotë se familja Dehari të enjten do të marrë raportin e Institutit Zviceran

Avokati i familjes së Astrit Deharit, Tomë Gashi ka njoftuar se nesër në Prokurorinë Themelore në Prizren, do ta marrin raportin e Institutit Zviceran të Mjekësisë Ligjore për vdekjen e Deharit.

“Nesër më 24.10.2019 në orën 10.00h në Prokurorinë Themelore në Prizren do marrim raportin e Institutit Zviceran të Mjekësisë Ligjore. Unë do të jem aty së bashku me Prindërit e Astrit Deharit”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Raporti ka ardhur ditë më parë. Atë e ka kërkuar familja Dehari, por nuk i është dhënë nga prokuroria, derisa ai të përkthehet.

Aktivisti i VV-së, Astrit Dehari ishte arrestuar më 30 gusht të vitit 2016, nën dyshimin se bashkë me aktivistë të tjerë të Vetëvendosjes e sulmuan Kuvendin e Kosovës. Ai vdiq më 5 nëntor të po të njëjtit vit, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. Instituti i Mjekësisë Ligjore në Kosovë kishte vlerësuar se Dehari kishte bërë vetëvrasje, por rezultatet e këtij raporti nuk u pranuan nga prindërit e të ndjerit, të cilët më pas kërkuan hetim ndërkombëtar.