Arbëri

Një muaj paraburgim për krime lufte ndaj popullatës civile

Një muaj paraburgim për krime lufte ndaj popullatës civile
Foto: Ilustrim/Koha

Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti Special- gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit N.A për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje me persona të tjerë ka kryer veprën penale krime lufte kundër popullatës civile.

“Kjo nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Kodit Penal të Republikës Socialiste Federative ë Jugosllavisë (KP i RSFJ), penalizuar si vepër penale krime lufte në shkelje të rëndë të ligjeve dhe zakoneve ndërkombëtare që zbatohen në konfliktin e armatosur nga neni 145 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2 dhe paragrafi 2 nën paragrafi 2.1, 2.8, 2.13 e 2.21 dhe veprën penale krime lufte në shkelje të rëndë të konventave të Gjenevës nga neni 144 paragrafi 1 nën paragrafi 1.2 dhe paragrafi 2 nën paragrafi 2.2, 2.3, 2.4 dhe 2.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.