Arbëri

75 aktakuza për vepra penale në 24 orët e fundit në Kosovë

Prokuroria e Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 75 aktakuza kundër 84 personave për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 14 persona, si dhe janë bërë 3 kërkesa për caktimin e paraburgimit për katër (4) persona të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.