Arbëri

Macron vë veto për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, reagimet

Descriptive Text

Bruksel, 18 tetor - Vendim negativ nga samiti i krerëve të shteteve të Bashkimit Europian për nisjen e bisedimeve për anëtarësim. Aspak surprizë: Presidenti francez Emannuel Macron nuk është bindur për hapjen e negociatave Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë që kundër Shqipërisë janë pozicionuar edhe Holanda me Danimarkën.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar zyrtarisht mungesën e konsensusit mes vendeve të BE-së për të çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Merkel tha se ky vendim i BE-së ishte dëshpërues dhe patjetër që do të shkaktojë zhgënjim mes dy vendeve të Ballkanit Perëndimor, por ajo tha se mirëkupton edhe qëndrimin e presidentit Macron për reformimin e sistemit të zgjerimit të Bashkimit Europian.

Nuk do të mbyllet me këtu. Merkel siguroi se çështja e negociatave do të vazhdohet të diskutohet që para samitit të Zagrebit në maj 2020, i cili do të jetë destinacioni i radhës ku do të diskutohet nga ana e Këshillit Europian për çështjen e integrimit të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, ku pritet të unifikohet qëndrimi i krerëve të unionit për çështjen e zgjerimit.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi në konferencë për shtyp se para se Bashkimi Evropian të vendosë për zgjerimin, duhet të reformojë së pari veten. "Nuk e ndjejmë ende veten gati për të hapur derën, pavarësisht se e dimë që kishte shpresë të madhe te vendet që kanë bërë përparime. Popujt nuk janë fajtorë, por ne kërkojmë reforma konkrete”, shtoi Macron.

Presidenti në ikje i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, tha se vendimi negatvi për nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veirut ishte një gabim historik.

Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk tha se nuk pati unanimitet për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. "Do t'i rikthehemi kësaj çështje në maj", tha Tusk, duke shtuar se "nuk e kanë fajin Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut lidhur me këtë, të dyja kanë bërë gjithçka i ishte kërkuar të bëjnë".

Komisioneri Johaness Hahn ka reaguar sërish për qëndrimin kundër hapjes së negociatave me BE dhe Maqedoninë e Veriut. Hahn tha se kjo rrezikon besueshmërinë e BE jo vetëm në Ballkan por edhe më gjerë.

Ish-kryeministri suedez Carl Bildt, i cili është një nga këshilltarët honorifik të BE-së, “Kjo nuk është një gjë e vogël. Duke bllokuar çeljen e negociatave për anëtarësim në BE, Franca, Holanda dhe Danimarka, jo vetëm po shkelin mbi një angazhim dhe premtim, por e deprivojnë BE-në nga një qasje e besueshme në këtë rajon. Kush do t’i mbledhë në fund copat?”, -ishte shënimi që bëri Bildt në Twitter.

Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli ka deklaruar se Komisioni Europian mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ai tha se do të jetë e vështirë t'i shpjegohet popujve të këtyre dy vendeve pse po vonohet hapja e negociatave.

Kancelarja austriake, Brigitte Bierleinj ka deklaruar se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përmbushur një pjesë të mirë të kushteve dhe për solidaritetin BE-së dhe sigurinë brenda saj mosçelja e negociatave nuk është një sinjal i shkëlqyeshëm.

Presidenti i Lituanisë Gitanas Nausėda është shprehur i zhgënjyer për qëndrimin e liderëve të BE për mosçeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Edhe kryeministri kroat Andrej Plenkoviç u shpreh sot i keqardhur për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ai theksoi se ky ishte një momenti mirë për çeljen e negociatave, ndërsa u shpreh se Kroacia do të vijojë të mbështesë reformat që kanë ndërmarrë këto dy vende.

Kryeministri i Bullgarisë Boyko Borisov ka deklaruar se asgjë nuk ka përfunduar për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa i takon çeljes së negociatave.

Kryeministri holandez, Mark Rutte ka folur pas përfundimit të samitit të ditës së parë të liderëve europianë. Ai ka deklaruar se asgjë nuk është përfundimtare dhe se gjithçka pritet të vendoset gjatë ditës së sotme, raporton Tema.

Ish-ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias thotë se Bashkimi Europian po përballet sot me një mungesë të fortë vizioni. Ai i bën thirrje unioni europain që t’i hapen negociatat Maqedonisë së Veriut, përndryshe, nëse kjo nuk ndosh thotë ai, BE do të jetë përgjegjëse për çdo ndërlikim të ri në rajonin tonë”

Kryeministri italian Giuseppe Conte ka folur pas përfundimit të mbledhjes së parë të Samitit të BE. Conte shpreh se dita e djeshme do të mbahet në mendje si një gabim historik pasi Europa duhet të merrte pranë vetes vende si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të cilët kanë një jetë që duan të nëtarësohen/Shqiptarja.

{gallery}