Në njërën prej garave ushtarake më prestigjioze në botë “Cambrian Patrol 19“, ekipi i Forcës së Sigurisë të Kosovës arriti që të rrëmbejë medaljen e argjendtë, duke u radhitur i dyti në këtë garë.
Gara patrulluese filloi më datën 16 tetor dhe zgjati 48 orë, pa ndërprerë, ku morën pjesë gjithsej 132 ekipe, prej të cilave 34 ishin nga shtetet e ndryshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas një njoftimi të FSK, kjo është hera e tretë që FSK-ja po merr pjesë në garën ndërkombëtare ushtarake “Cambrian Patrol“, e cila organizohet nga Brigada e Këmbësorisë 160-të e Ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar, transmeton kp.
“Përveç Republikës së Kosovës, në garën ‘Cambrian Patrol 19’ në Mbretërinë e Bashkuar, morën pjesë edhe ekipet e forcave të armatosura të vendeve të rajonit, si nga Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina dhe Greqia. Gara ‘Cambrian Patrol 19’ është një aktivitet shumë sfidues dhe prestigjioz ushtarak që teston të gjitha aftësitë themelore ushtarake të ushtarit të sotëm, duke rritur aftësinë e udhëheqjes dhe nivelin e qëndrueshmërisë dhe vendosmërisë”, thuhet në njoftimin e FSK-së.