Hidhen 300 mijë rasate krapi në liqenin e Prespës

Hidhen 300 mijë rasate krapi në liqenin e Prespës

16 October 2019 16:10

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural vijon pasurimin e liqeneve të vendit me rasate peshku. Ndalesën e radhës ministri Bledi Çuçi e bëri në liqenin e Prespës, ku nisi procesi i hedhjes së rreth 300 mijë rasateve të krapit.

“Sot jemi në liqenin e Prespës ku do të hedhim rreth 300 mijë rasate të krapit, i cili është një krap specifik për ujërat e këtij liqeni. Ky rasat është përgatitur në qendrën që ne kemi këtu. Kjo është një sasi e konsiderueshme për liqenin. Rasati këtu është më i rritur sepse ka nevojë të jetë më i formuar. Besoj se me këtë sasi kemi një pasurim të konsiderueshëm të liqenit. Kjo është një ndihmesë shumë e madhe për peshkatarët. Liqeni i Prespës është model për sa i përket menaxhimit nga Organizata e Peshkatarëve. Nuk ka pothuajse fare gjueti të paligjshme të peshkut”, tha ministri Çuçi.

Gjatë këtij viti zënia e krapit në liqenin e Prespës është rritur ndjeshëm, duke kapur sasinë rreth 100 kuintalë tregojnë peshkatarët. Javë më parë ministri Çuçi ishte i pranishëm edhe në liqenet e Ohrit dhe Fierzës, ku nisi gjithashtu pasurimi me rasate korani e krapi. Në liqenin e Ohrit sivjet është hedhur sasia më e madhe ndonjëherë; mbi 1.5 milion rasate korani, ndërsa në Fierzë rreth 160 mijë rasate krapi. Ministria e Bujqësisë do të vijojë mbështetjen për peshkimin, si një prej sektorëve me rritjen më të madhe në vend./atsh

Komentet

Shto koment

Të ngjashme