Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mali i problemeve që e pret Qeverinë e re

Foto: Alban Bujari / KD

Ndëshkimin e sovranit e kanë përjetuar të dielën e shkuar subjektet në koalicion qeverisës, kryesisht për shkak të keqqeverisjes e abuzimit me pushtetin që për prodhim kanë pasur stagnimin e shtetit në të gjitha fushat.

Ato do ta lënë pushtetin, bashkë me një mal problemesh të grumbulluara prej vitesh, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vota popullore i renditi si subjekte të para partitë kryesore opozitare, të cilat në garën elektorale prezantuan programe jo pak ambicioze dhe premtuan standard të ri qeverisës.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), një subjekt që i përket spektrit të majtë, për herë të parë ka dalë parti e parë për kah numri i votave. Rezultatet preliminare kanë treguar se pro saj ishte 25.5 për qind e trupës votuese. Në anën tjetër, Lidhja Demokratike (LDK), parti e djathtë, është ranguar e dyta me 24.8 për qind të votave. Ajo në disa mandate ka qenë në pushtet, por vetëm diçka më shumë se dy vjet ka drejtuar Qeverinë.

Drejtuesit e këtyre subjekteve, që me orientim ideologjik qëndrojnë larg njëra-tjetrës, kanë treguar se do të jenë bashkë në Qeveri.

Albin Kurti i LVV-së pritet të jetë kryeministri i ardhshëm. Ai tashmë ka vënë kontaktet me lidershipin e LDK-së, me qëllimin për ndërtimin e koalicionit qeverisës. Vjosa Osmani, që ishte kandidate e LDK-së për kryeministre, ka theksuar se qytetarët me votën e tyre përcaktuan edhe Qeverinë e re, atë LDK-LVV. Insistimi i saj është se nuk ka alternativë tjetër....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)