Arbëri

MASHT-i shpenzoi 11 milionë euro për libra, por shumë nxënës kanë mbetur pa to

MASHT-i shpenzoi 11 milionë euro për libra, por shumë nxënës kanë mbetur pa to

Edhe pse Ministria e Arsimit për çdo fillimvit shkollor deklaron që do ta bëjë shpërndarjen falas të teksteve shkollore, po dëshmohet e kundërta.

Këtë vit kjo ministri ka shpenzuar 11 milionë euro për tekste shkollore por edhe pas gjashtë javësh të fillimit të procesit mësimor, tekstet shkollore u mungojnë nxënësve. Prindërit po detyrohen që t'i blejnë librat për fëmijët e tyre, por edhe blerja e teksteve shkollore është e pamundur pasi ato nuk janë në shitje në libraritë e vendit.