Arbëri

Shkalla vjetore e inflacionit shtator 2019 - shtator 2018 në Kosovë ishte 2.4%

Shkalla vjetore e inflacionit shtator 2019 - shtator 2018 në Kosovë ishte 2.4%

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e harmonizuar të çmimeve të konsumit” (IHÇK) për muajin shtator të vitit 2019, viti bazë 2015=100.

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte në muajin shtator 2019-0.1%, ndërsa indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në këtë muaj pësoi rënie në një mesatare prej -0.1%, krahasuar me muajin gusht 2019. Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit të nëngrupet e COICOP-it: mish -0.7%; qumësht, djathë dhe vezë -0.9%; pemë -2.3%; shërbime për transport -3.6% (rënie e çmimeve të biletave të transportit ajror); pushime të organizuara -6.8%, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0.3 për qind në IHÇK.