Arbëri

Moti sot në Shqipëri

Shqipëria sot do të mbizotërohet nga vranësirat ku pritet që në pjesën e parë të ditës të ketë reshje shiu në disa qytete, kryesisht ato veri-lindore dhe gjatë pjesës së dytë të ditës reshjet e shiut do të jenë prezente edhe në jug.

Reshjet do të jenë lokale dhe të izoluara.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 07ºC deri në 17ºC, në zonat e ulëta nga 14ºC në 25 ºC dhe në zonat bregdetare nga 18C në 28ºC.

Era do të fryej në drejtim Veriperëndimor me forcë valëzimi deri në 3 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash ku në disa qytete do të ketë dhe reshje shiu. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 05ºC deri në 17ºC dhe në zonat e ulëta nga 10ºC në 22ºC.