Arbëri

“Mini Shengeni Ballkanik”, deri më 2021 lëvizja me letërnjoftime midis Serbisë e Shqipërisë

“Mini Shengeni Ballkanik”, deri më 2021  lëvizja me letërnjoftime midis Serbisë e Shqipërisë

Kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, së bashku me presidentin e Serbisë kanë arritur në një dokument të përbashkët që, ashtu siç u tha në konferencën e Novi Sadit, do të lehtësojë qarkullimin e njerëzve dhe mallrave.

Presidenti Aleksandar Vuçiq theksoi se synimi është që qytetarët e Serbisë dhe Shqipërisë të kalojnë kufirin vetëm me kartë identiteti dhe kjo pritet të arrihet deri në vitin 2021.