Daçiqi i sigurt se Kosova nuk do të pranohet në Interpol, më 17 tetor votohet

Daçiqi i sigurt se Kosova nuk do të pranohet në Interpol, më 17 tetor votohet

10 October 2019 12:00

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, i ka deklaruar të përditshmes së Beogradit, "Politika", se Kosova do të humbë me vota, nëse del propozimi para Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit në Kili, që nis më 15 tetor, për pranimin e saj në këtë organizatë ndërkombëtare të policisë, përcjell Koha.net.

"Këtë e dinë që të gjithë, madje edhe vetë ata" (e ka fjalën për përfaqësuesit e Kosovës - sqarim ynë) është shprehur Daçiq.

Asambleja e Përgjithshme e Interpolit mblidhet të martën, më 15 tetor në orën 11, sipas orës lokale, ndërsa të enjten, më 17 tetor në rend të ditës së Asamblesë pritet të jetë kërkesa e Kosovës për pranim në këtë organizatë.

Kosova u ftua në momentin e fundit që të jetë e pranishme në këtë Asamble, ndërsa përfaqësuesit e saj kanë konfirmuar për Koha.net se do të udhëtojnë për në kryeqytetin e Kilit, Santiago, ku do të mbahet seanca e saj.

Nëse hyn për votim ky propozim, edhe sivjet ai do të zhvillohet në dy rrathë. Kjo do të jetë hera e katërt që Kosova provon të anëtarësohet në Interpol.

Për pranim nevojiten votat e dy të tretave të vendeve anëtare të organizatës ndërkombëtare të policisë, Interpolit.

Koha.net rikujton se Serbia ka investuar shumë përpjekje diplomatike, politike dhe të tjera që të ndodhë refuzimi i pranimit të Kosovës në Interpol.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme