Arbëri

“Këshilli Gjyqësor, model sa i përket menaxhimit informativ”

 

Shqyrtimi i draft-rregullores për përdorimin e sistemit për menaxhimin informativ të lëndëve ishte pika kryesore, e cila u diskutua sot në mbledhjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Menaxheri i lëndës, Fatmir Rexhepi u shpreh se janë në fazën e fundit të implementimit të draft-rregullores dhe se ky proces do të përfundojë deri në fund të muajit nëntor. Ndër tjera ai tha se për këtë kanë marrë model përvojat e disave nga vendet e rajonit dhe se ky sistem është treguar i suksesshëm.