Arbëri

Vuçiq u bën thirrje serbëve të Kosovës të dalin në zgjedhje dhe të votojnë Listën Serbe

Beograd, 4 tetor - U bëj thirrje të gjithë serbëve në Kosovë të dalin në zgjedhjet e 6 tetorit dhe të votojnë sipas ndërgjegjes, ndërsa unë i ftoj dhe i lus të votojnë për Listën Serbe.

Kështu u shpreh presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në konferencën me gazetarët pas takimit që pati sot në Beograd me kandidatët e Listës Serbe për deputetë në Kuvendin e Kosovës, përcjell Koha.net raportimin e FoNet-it.

"Në këtë fushatë, serbë të nderuar, serbe dhe të gjithë ata që ndihen qytetarë të Serbisë, keni pasur rastin të shihni fushatën e përbashkët, të përqendruar dhe brutale e cila është zhvilluar kundër Listës Serbe, madje jo vetëm në Kosovë," është shprehur Vuçiq gjatë konferencës për gazetarët me kandidatët për deputetë nga Lista Serbe në Kuvendin e Kosovës.

"Listës Serbe ia kanë ndaluar emertimin e një spoti për shkak të sloganit "Serbia thërret".

Ka arritur edhe dënimi prej 30 mijë eurosh, do të thotë edhe e kanë plaçkitur Listën Serbe meqë sloganin "Serbia thërret" e kanë cilësuar si shkelje të kodeksit, ka thënë Gjuriq, i cili ka anashkaluar thirrjet e tij dhe të zyrtarëve të Beogradit që të mos u jepet vota kandidatëve të tjerë serbë për deputetë në Kuvendin e Serbisë, përkujton Koha.net.

Vuçiq u takua sot, në Beograd, me 17 kandidatët e Listës Serbe për deputetë, ndërsa i pranishëm ishte edhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinp e Serbisë, Marko Gjuriq.