Arbëri

Shqipëria pranoi ndihmat e para nga Bashkimi Evropian pas tërmetit

Shqipëria pranoi ndihmat e para nga Bashkimi Evropian pas tërmetit

Kanë mbërritur në Shqipëri ndihmat e parë të Bashkimit Evropian për familjet e prekura nga tërmeti i 21 shtatorit. Pas aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së, në Drejtorinë rajonale të rezervave të shtetit në Lundër kanë mbërritur këto dy ditë ndihma nga disa shtete evropiane si Kroacia, Hungaria, ndërsa priten edhe nga shtete të tjera.

Një aeroplan ushtarak grek solli këtë të diel kontributin e qeverisë së Greqisë për Shqipërinë. Në ceremoninë e pritjes ishte i pranishëm edhe drejtuesi i ekipit të BE për Emergjencat Civile, Peter Glerum.