Arbëri

Holanda s’tërhiqet nga “JO-ja” për Shqipërinë, kërkon plotësim kushtesh para negociatave

Holanda s’tërhiqet nga “JO-ja” për Shqipërinë, kërkon plotësim kushtesh para negociatave

“Parlamenti holandez nuk do të ndryshojë qëndrim për bllokimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”. Kështu shkruajnë mediet holandeze, pas vendimit të Bundestagut gjerman për t’i hapur dritën jeshile anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, vendim që pritet të vuloset më 17/18 tetor nga Këshilli Evropian.

Lajmin se Holanda do t’i thotë “JO” integrimit të Shqipërisë e ka konfirmuar edhe ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok. Ky i fundit ka deklaruar gjatë një takimi të Komisionit Parlamentar për Punë të Përgjithshme se “nuk ka asnjë indikacion se diçka ka ndryshuar”, duke shtuar se “negociatat me Shqipërinë do të hapen, pasi të jenë përmbushur pesë kushtet e vendosura nga Këshilli Evropian në vitin 2018”, shkruan BalkanWeb.