Arbëri

Vuçiq nga foltorja e OKB-së me formulën “Zgjidhje e përhershme, që asnjëra palë të mos fitojë gjithçka”

Vuçiq nga foltorja e OKB-së me formulën “Zgjidhje e përhershme, që asnjëra palë të mos fitojë gjithçka”

Për “problemin e Kosovës” nevojitet një zgjidhje e përhershme, e cila të arrihet në atë mënyrë që asnjëra palë të mos fitojë gjithçka, por mjaftueshëm. Me këto fjalë, iu drejtua presidenti serb Aleksandar Vuçiq, Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

“Kemi filluar të luftojmë për një zgjidhje të përhershme dhe presim që bota t’i kuptojë qëndrimet dhe argumentet tona e të mos e mbështesë palën e kundërt, siç ka bërë nga viti 1999 deri në 2008. Arritja e marrëveshjes me Kosovën, për normalizimin e marrëdhënieve, është e rëndësishme për stabilitetin e të gjithë rajonit të Ballkanit”- tha Vuçiq.