Arbëri

Euro e qëndrueshme, dollari forcon pozitat në këmbim me lekun

Euro e qëndrueshme, dollari forcon pozitat në këmbim me lekun
 

Në tregun e këmbimit valutor vendas, në fillim të javës së fundit të muajit shtator, euro ruajti pozita të qëndrueshme, ndërsa dollari amerikan forcoi pozitat në raport me lekun, krahasuar me fundjavën.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, sot euro këmbehet me 121.43 lekë, ose 0.01 lekë më pak se një ditë më parë, ndërsa monedha e gjelbër amerikane u këmbye me 110.53 lekë ose 0,63 lekë më shumë se në fund javë.