Mot me shi edhe në Shqipëri

Mot me shi edhe në Shqipëri

23 September 2019 10:22

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë ditës së sotme në Shqipëri do të ketë mot me vranësira mesatare dhe të dendura. Parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar.

Prej orëve të drekës reshjet shtrihen në pjesën më të madhe të territorit. Reshjet me intensitet mesatar deri të lartë në formë shtrëngatash dhe stuhi kryesisht në Veriperëndim-Perëndim të vendit. Mjegull / mjegullinë lokale për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të jetë nga kuadrati i Juglindjes-Jugperëndimit me shpejtësi 2-15 m/sek, Përgjatë vijës bregdetare erë intensive dhe me rrahje 20-30 m/s. Erë intensive edhe përgjatë zonave luginore të vendit, e shoqëruar me një valëzim të forcës 4-5 ballë.

Temperaturat minimale parashikohen 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 25-27 gradë Celsius

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme