Arbëri

Politika “refuzohet” me ikje, në janar-korrik 14 mijë shqiptarë aplikuan për azil

Politika “refuzohet” me ikje, në janar-korrik 14 mijë shqiptarë aplikuan për azil

Dëshira e shqiptarëve për të ikur nga vendi nuk po ka të ndalur, përkundrazi është ringjallur sërish më 2019-n. Sipas të dhënave të Zyrës Europiane të Mbështetjes së Azilantëve (EASO) për periudhën janar-korrik, aplikimet për azil nga Shqipëria në një nga vendet e Bashkimit Europian ishin gjithsej rreth 14 mijë, me një rritje të ndjeshme prej 24%, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Rreth 90% e këtyre aplikimeve janë për herë të patë, ndërsa ka dhe nga ata që nuk heqin dorë dhe e tentojnë sërish fatin.